Indonezi, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e 19 personave
26.11.2024 12:35
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën katër zona në Indonezi...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën katër zona në Indonezi, duke lënë të vdekur 19 persona dhe duke plagosur më shumë se 20 të tjerë.
Shërbimet e urgjencës njoftuan se një numër i madh shtëpish u shkatërruan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.
Në Deli Serdang, gjashtë persona humbën jetën dhe nëntë persona u plagosën, ndërsa në një tjetër zonë u raportua se shtatë persona vdiqën dhe nëntë u plagosën.
