Projekti “Ditari i Korrupsionit”, gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë edukojnë të rinjtë, mësohen mënyra për t’i rezistuar korrupsionit

26.11.2024 14:17

Sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit...

Sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara. Në vendin tonë ata mbështesin projekte që do t'i mësojnë të rinjtë që në moshë të re t'i rezistojnë këtij fenomeni të përhapur.

“Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë amerikane, po ashtu edhe forcimi i shtetit ligjor dhe qeverisjes së mirë. Ne duhet të luftojmë korrupsionin jo vetëm në nivelin më të lartë, por edhe në jetën e përditshme.”, - deklaroi Virginia Elliot nga Ambasada e ShBA-së.

Përmes projektit “Ditari i Korrupsionit”, të rinjtë dhe liderët e ardhshëm partiakë do të mësohen se si punohet me përgjegjësi.

“Kur kemi të bëjmë me rolin e të rinjve, në veçanti është i rëndësishëm kontributi i tyre që të ndërtojmë shoqëri ku korrupsioni nuk do të tolerohet.”, - theksoi prokurori publik, Lupço Kocevski.

“Konsiderojmë se me adresimin e këtij problemi veçanërisht te të rinjtë dhe me përforcimin e kapaciteteve të tyre për njohjen dhe rezistencën ndaj korrupsionit, do të mundemi si shoqëri të kemi rezultate të konsiderueshme në luftën kundër korrupsionit.”, - u shpreh prokurorja, Lençe Ristevska.

“Lufta kundër korrupsionit, që është i përhapur në vendin tonë, kërkon një përgjigje më të gjerë shoqërore dhe qasje. Veçanërisht këto trajtime janë mënyrë që do të ndihmojë të luftojmë korrupsionin.”, - theksoi gjykatësi, Betim Jahja.

Përfaqësues amerikanë, gjyqtarë, prokurorë iu bashkuan këtij edukimi të të rinjve për të çrrënjosur korrupsionin në vend. (Flutura Latifi, TVM2)