Maqedoni
Pengesat në rrugën e integrimit, Resler: S’ka vend për kushtëzime bilaterale
26.11.2024 15:29
Parlamenti Evropian me diplomacinë e vet do të angazhohet në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis RMV-së dhe Bullgarisë...

Parlamenti Evropian me diplomacinë e vet do të angazhohet në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis RMV-së dhe Bullgarisë, por përkujtoj se roli si mediator nuk është i mjaftueshëm në zgjidhjen e kontestit, që është i karakterit dypalësh, thotë në Strasburg për gazetarët e vendit, Karlo Resler, kryesues i komitetit të përbashkët parlamemtar RMV - BE. Vendi ynë, sipas tij kuptohet se është pro integrimit, por duhet të vihet në fokus të zgjidhjes së pengesës nëpërmjet dialogut, konstruktin që çon në hapjen e negociatave.
“RMV, jemi të vetëdijshëm për problemin bilateral që është aktual, i cili akoma pengon anëtarësinë e RMV-së në rrugën drejt BE-së, por do të bëjmë gjithçka që mundemi nga pozicioni ynë parlamentar, që të mund ta thellojmë mirëkuptimin. Sot, në këto ditë gjeostrategjike, nuk ka vend për këto kushtëzime bilaterale dhe ne duhet të bëjmë çmos që RMV-ja ta bëjë hapin e rëndësishëm përpara dhe brenda në BE të kuptohet se në zgjerim ka dimension gjeopolitik. Për Bashkimin Evropian vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin brenda familjes evropiane, sfidë paralele e Unionit, bashkë me luftën në Ukrainë, krizën energjike dhe problemet tjera brendainstitucionale.”, - deklaroi kryesuesi i Komitetit të Përbashkët Parlamentar në BE, Karlo Resler.
Parlamenti Evropian fton vendin tonë që ta shfrytëzojë strukturën e re të Unionit si dritare të mundësisë për t’u afruar drejt BE-së. Po ashtu, krahas ndryshimeve kushtetuese të fokusohet edhe në realizimin e reformave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
