Botë

Pakistan: Burgim i përjetshëm për sulmuesit e Malala Jusufzai

30.04.2015 14:15

Gjykata në Pakistan sot i dënoi dhjetë talebanë me burgim të përjetshëm për shkak të një sulmi të armatosur ndaj aktivistes, Malala Jusufzai...

Malala, e cila në pjesët konservative të Pakistanit bëri thirrje për të drejtën e grave për arsim, në tetor të vitit 2012 u qëllua me plumb në kokë derisa hipte në autobusin e shkollsë pas përfundimit të orëve mësimore. Në sulm janë lënduar edhe dy vajza, transmeton Tanjug.
 
Pasi u rikuperua me sukses, Malala filloi fushatë për edukimin e vajzave në Pakistan, ndërsa vitin e kaluar u bë fituesja më e re e Çmimit Nobel për paqe.