Natalitet, në moshën 61-vjeçare bëhet nënë për herë të parë

26.11.2024 15:43

Një grua e moshës 61 vjeçe...

Një grua e moshës 61 vjeçe ka lindur një djalë për herë të parë, informoi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Aleksiovska.

Thekson se nëna 61-vjeçare ka pasur 3 ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në Shkup dhe ka qenë me shtypje të lartë të gjakut dhe diabet.

“Kjo paciente është e para që ka mbetur me vezore të saj, që ka qenë e krioprezervuar, e ngrirë, që ka marrë tretman in vitro në shtetin tonë. E gjithë shtatzënia është ndjekur në shtetin tonë dhe lindja është bërë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri. Te pacientja kemi bërë ndërhyrje cezariane në javën e 36 të gestacionit dhe e njëjta lindi Petarin, që ishte i rëndë 2.350 g dhe 48 cm i gjatë. Operacioni kaloi normal. Nëna heroike, siç e quanim ne, është një paciente me një të kaluar tejet të vështirë gjinekologjike dhe obstetrike me 10 ndërhyrje in vitro dhe 10 aborte spontane. Në vitet e kaluara pacientja ka bërë edhe 3 operacione tjera gjinekologjike.”, - deklaroi drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, Irena Aleksiovska.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile shëndetësore dhe do të lëshohen në shtëpi. Për foshnjën do të kujdeset babai, i cili është 65-vjeçar. 

Në rajon, nëna më e vjetër ishte Ljubica nga Serbia, e cila lindi në moshën 62-vjeçare, si dhe Afifa 61-vjeçare po ashtu nga Serbia, e cila pas tre invitrove të dështuara, mbeti shtatzënë.

Në botë, nënat më të moshuara që kanë lindur janë një 62-vjeçare nga Spanja dhe një grua 76-vjeçare në Indi. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)