Maqedoni

Dyfishohen shërbimet digjitale, Miteva: Databazë në vlerë prej 40 milionë eurosh

26.11.2024 16:23

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, potencon se buxheti i Ministrisë për Transformimit Digjital...

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, potencon se buxheti i Ministrisë për Transformimit Digjital për vitin 2025 është më i lartë për 200 për qind, krahasuar me vitet e kaluara.
 
Qeveria planifikon ndërtimin e një databaze në vlerë prej 40 milionë euro dhe projekte për lidhjen e institucioneve për shpërndarjen e dokumenteve. Për këtë arsye janë parashikuar 80 shërbime të reja elektronike, si dhe shtim i fokusit në sigurinë kibernetike.
 
“Digjitalizohet marrja e shtetësisë në MPB, shërbimet e drejtorisë për udhëheqjen e librave amë,  Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore dhe Kadastra. Kjo do të thotë se ne do të ofrojmë më shumë se 200 shërbime të reja në portalin e uslugi.gov.mk, me çka do të dyfishohet numri i shërbimeve në dispozicion. Përmes projektit në vlerë prej 60 milionë denarëve, do të punohet edhe në sistemimin e lidhjes së institucioneve për shpërndarjen e dokumentacionit. Tani për tani vetëm 20 institucione përdorin një sistem të përbashkët për punë elektronike dhe me projektin ky numër do të rritet me të paktën 10 institucione shtesë. Do të rritet edhe numri i dokumenteve, të cilat do të punohen dhe nënshkruhen në formë digjitale, pas përdorimit të letrës dhe të njëjtat do të mund të ruhen në format digjital.”, - deklaroi  zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. 
 
FLUTURA LATIFI