Ekonomi
Edukimi financiar, 60% e të rinjve janë të arsimuar financiarisht
26.11.2024 16:44
Edukimi i kursimeve financiare duhet të fillojë që nga ditët kur të rinjtë janë në mundësi të punojnë dhe të përfitojnë....

Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve Kapitale të Pensioneve dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, realizuan edicionin e tetë të ditëve të edukimit financiar. Sipas panelistëve edukimi i kursimeve financiare duhet të fillojë që nga ditët kur të rinjtë janë në mundësi të punojnë dhe të përfitojnë. Sipas të pranishmëve, pavarësisht se qytetarët e Maqedonisë nuk mund të mburren me të ardhura të mëdha mujore dhe standarde të larta, të gjithë duhet të përpiqen shumë që të kursejnë. Nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Kapitale Pensionale thotë se hulumtimet kanë treguar se 60 për qind e të rinjve janë të arsimuar financiarisht, por kjo ende është nën mesataren evropiane.
“Kreditë e shpejta dhe huamarrjet janë temat më aktuale tani. Por ne duhet të shikojmë se ku është efekti afatgjatë, ndërsa ne pikërisht këtë po e ofrojmë, pra një metodologji të kursimit financiar, me efekte të gjata. Dhe kjo nënkupton që ne, një ditë kur nuk do të jemi të aftë për punë, ne duhet të mësojmë të jetojmë pa asgjë, dhe kjo nënkupton që ne, në atë kohë duhet ta shpenzojmë pensionin tonë të cilën e kemi kursyer. Qëllimi ynë kryesor është, dhe këtë po e themi në të gjitha aktivitetet tona, qëndron tek ajo se ne si shoqëri duhet mësojmë të kursejmë, por edhe si të kursejmë.”, - deklaroi Marina Makenazhieva nga MAPAS.
Shoqëritë e pensioneve, sipas të pranishmëve që menaxhojnë fondet pensionale në shtyllën e dytë dhe të tretë, u thonë të rinjve që rregullisht të kontrollojnë nëse janë të regjistruar, sa do të rriten fondet e tyre të ardhshme pensionale dhe të marrin parasysh fondin e pensionit vullnetar si një mënyrë për kursime me afat. Pavarësisht mundësive për tregtim në bursë, investimi në fonde investive dhe pensionale, sigurime të jetës, popullata në RMV ende tradicionalisht kursejnë më së shumti në banka. Banka Popullore pret një rritje prej 7.9 për qind të depozitave deri në fund të vitit.
FITIM KRYEZIU
