Botë

Ukrainë, Rusia ka sulmuar me afër 200 dronë

26.11.2024 18:18

Rusia ka lëshuar një numër rekord të dronëve gjatë natës kundër Ukrainës...

Rusia ka lëshuar një numër rekord të dronëve gjatë natës kundër Ukrainës, raportojnë Forcat Ajrore ukrainase, teksa njoftuan për dëme të shkaktuara në ndërtesa dhe “në infrastrukturën kritike” në disa rajone.
 
“Në sulmet gjatë natës, armiku kreu një numër rekord të sulmeve me dronët Shahed, thanë Forcat Ajrore ukrainase, duke iu referuar dronëve të prodhimit iranian.
 
Ukraina tha se ka rrëzuar 76 dronë rusë në mbi 17 rajone, ndërkaq 95 të tjerë humbën nga radarët e saj apo u rrëzuan për shkak të ndërhyrjes në sistemet elektronike të tyre.
 
Moska dhe Kievi kanë intensifikuar sulmet e tyre me dronë dhe raketa, teksa Ukraina raportohet se ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë dhe Kremlini është kundërpërgjigjur duke e sulmuar me një raketë të re balistike hipersonike.
 
Moska po ashtu ka sulmuar Ukrainën me katër raketa balistike, Iskander-M, sipas Forcave Ajrore ukrainase.