Botë
BE-ja i bën thirrje Izraelit: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit!
26.11.2024 19:03
Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Xhosef Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim”...

Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Xhosef Borrell, tha se “nuk ka asnjë justifikim” për Izraelin që të refuzojë zbatimin e një armëpushimi me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Borrelli tha se të gjitha shqetësimet e sigurisë të Izraelit janë adresuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Zyrtari i lartë evropian bëri thirrje për rritjen e presionit ndaj Izraelit për të mposhtur linjën ekstremiste brenda Qeverisë izraelite të cilët po refuzojnë që ta pranojnë marrëveshjen.
Duke folur në margjinat e takimit të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) në Itali, Borrell paralajmëroi se, nëse marrëveshja për armëpushim nuk zbatohet, “Libani do të shpërbëhet”.
