Maqedoni

Aksident në Gjevgjeli, humb jetën një 56-vjeçare

26.11.2024 19:25

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rajonin e Gjevgjelisë...

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rajonin e Gjevgjelisë, në të cilën ka humbur jetën një person.
 
“Më 25.11.2024, në ora 07:00, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në autostradën A1, në segmentin nga lidhja e fshatit Prdejci deri te lidhja e fshatit Smokvicë, një automjet pasagjerësh “Skoda“ me targa nga Gjevgjelia, i drejtuar nga V.K. (56) nga Gjevgjelia, ka dalë jashtë rrugës.
 
Nga dëmtimet e marra në vendngjarje, V.K. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar një mjek nga Qendra Mjekësore e Gjevgjelisë.
 
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet policore nga DPB Gjevgjeli dhe prokurori publik nga Gjykata Themelore e Gjevegjelisë.
 
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.