Nga qershori 2025 do të hiqen recetat në letër, në farmaci vetëm me receta elektronike
27.11.2024 10:28
Nga qershori i vitit të ardhshëm...

Nga qershori i vitit të ardhshëm mjekët amë do të kenë më shumë kohë për t’u përkushtuar ndaj pacientëve, pasi do të lirohen nga detyrimet administrative që kërkon puna me letër.
Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësorë Sasho Klekovski njoftoi se dokumentet do të hiqen plotësisht si në ordinancë, në farmaci dhe në Fondin e sigurimeve shëndetësore.
