Botë

Eurodeputetët, votojnë për miratim të Komisionit të ri Evropian

27.11.2024 11:11

Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg...

Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg duhet të votojë për miratim të Komisionit të ri Evropian të Ursula von der Lejen me mandat për pesë vitet e ardhshme.

Miratimi vijon pasi në periudhën ndërmjet 4 dhe 12 nëntorit, të gjithë kandidatët për anëtarë të KE-së ishin marrë në pyetje nga ana e komiteteve dikasteriale në Europarlament rreth përshtatshmërisë dhe aftësisë që t’i kryejnë detyrimet lidhur me dikasteret të cilat u janë ndarë, pas çka ishin konfirmuar nominimet e tyre. Në bazë të procedurave në Bashkimin Evropian pas miratimit të Eurokomisionit të ri nga ana e eurodeputetëve, Këshilli i BE-së me shumicë të kualifikuar të votave i emëron eurokomisarët. Pritet që e gjithë procedura të përfundojë deri në fund të këtij muaji, me çka Eurokomisioni i ri do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
 
Përndryshe, procedura për konfirmimin e eurokomisarëve kishte përfunduar javën e kaluar, pasi pas negociatave njëjavore tre grupacionet e shumicës qendrore proevropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupi liberal “Ta rinovojmë Evropën” (RE) të mërkurën e kaluar arritën marrëveshje për miratim të gjashtë kandidatëve për nënkryetarë ekzekutivë të KE-së dhe të eurokomisarit për shëndetësi dhe mirëqenie të kafshëve, Oliver Varheji. Përveç se për zgjedhjen e Komisionit të ri Evropian, eurodeputetët sot duhet të votojnë edhe për miratimin e propozim-buxhetit të BE-së për vitin 2025. Nëse eurodeputetët e miratojnë buxhetin e propozuar, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mekolla, menjëherë pas votimit do ta nënshkruajë vendimin për miratimin e tij, pasi ai paraprakisht ishte miratuar edhe nga Këshilli i BE-së.