Botë
PE voton për Komisionin e ri Evropian, Lejen: Ëndrra evropiane, përmes Ballkanit Perëndimor
27.11.2024 11:45
Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg...

Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg duhet të votojë për miratim të Komisionit të ri Evropian të Ursula von der Lejen me mandat për pesë vitet e ardhshme. Von der Lejen tha se BE-ja do t’i përkrahë të gjitha këto vende, në një proces të bazuar në meritokraci, derisa nuk përgatiten të kyçen në BE.
“Ne kemi parë përkushtimin e Ballkanit Perëndimor të reformohet, të zgjerohet dhe të përgatitet për inkuadrim në BE. Përkushtimi evropian ndaj këtyre shteteve çdoherë do të jetë e fuqishme, do të përgatiten për reformat dhe do t’i përkrahim këto vende në bazë të meritokracisë dhe të jenë të përgatitura të kyçen në Unionin tonë.”, - deklaroi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.
