Botë

Lufta në Ukrainë, forcat ruse vijojnë bombardimet në Herson

27.11.2024 12:12

11 persona janë plagosur nga sulmet ruse në rajonin Herson të Ukrainës...

11 persona janë plagosur nga sulmet ruse në rajonin Herson të Ukrainës. Pjesë të rajonit u shënjestruan nga artileria, mortajat, sistemet e raketave të shumta lëshuese dhe dronët rusë.
 
Ndërkohë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 22 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës, ka pohuar Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas ministrisë, 10 dronë u kapën mbi rajonin jugor të Rostovit, ndërsa pjesa tjetër u shkatërruan mbi rajonet Belgorod, Voronezh, Kursk, Bryansk dhe Smolensk. Ushtria e Ukrainës, ndërkohë, tha se forcat e Moskës lëshuan 89 dronë në territorin e saj mbrëmë – 36 prej të cilëve u rrëzuan.