Botë

Pushtimi rus, delegacioni ukrainas viziton Korenë e Jugut, kërkon ndihmë ushtarake

27.11.2024 12:40

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov, po viziton Korenë e Jugut për të kërkuar ndihmë për armë...

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov, po viziton Korenë e Jugut për të kërkuar ndihmë për armë, ndërsa vendi i tij vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.
 
Ai drejton një delegacion zyrtarësh që u takuan me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut Shin Won-sik këtë mëngjes, shkrua gazeta DongA Ilbo.
 
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.
 
Muajin e kaluar, në një intervistë me transmetuesin koreano-jugor KBS, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi po planifikonte t’i dërgonte një kërkesë të detajuar Seulit për mbështetje armësh, përfshirë artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.