Mickoski: Angazhohemi për depolitizim të administratës
Administrata në vend përballet me probleme si partizimi...

Administrata në vend përballet me probleme si partizimi, procese të ngadalta, mungesë digjitalizimi dhe transparencë e pamjaftueshme.
Kryeministri Mickoski thotë se këto probleme janë reale që kërkojnë zgjidhje, pasi administrata, sipas tij, nuk duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe partner në ndërtimin e masave të ardhshme.
“Digjitalizimi i administratës, sigurimin e sa më shumë shërbimeve për qytetarët të jenë të kapshme onlajn dhe të jenë vetëm një klikim larg qytetarëve. Me këtë e zvogëlojmë kohën e pritjes dhe do ta japim atë të cilën e presin shfrytëzuesit nga ne. Duhet efikasitet dhe profesionalizëm, ku ne do të angazhohemi për një depolitizim të administratës, ku shtyllat kryesore do të jenë profesionalizmi i tyre dhe angazhimi. Do të angazhohemi për një proces transparent dhe të përgjegjshëm, përforcim i mekanizmave, për mbikëqyrje, sepse çdo qytetar duhet ta dijë se ku harxhohen mjetet publike.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Minçev: Na duhet modernizim i sektorit publik
Sipas ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, vendi ka një administratë publike shumë të ngadaltë. Ne jemi të bashkuar në një mision të rëndësishëm, modernizimin e sektorit publik, si katalizator për menaxhim të mirë dhe të ardhme evropiane të vendit, tha ministri i Administratës Publike, Minçev.
“Kjo përkrahje e cila vjen nga kryeministri është e një rëndësie të veçantë, e cila vjen në momentet kyçe, kur duhet t’i shtyjmë disa reforma, me qëllim që ta bëjmë atë të cilën e kemi premtuar për administratën publike, të jetë profesionale, e shpejtë dhe efikase, dhe e drejtuar vetëm në drejtim të qytetarëve.”, - theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Në kuadër të zgjidhjeve të reja ligjore, për të cilat po punohet nga grupi i punës në ministrinë përkatëse, do të ofrohen zgjidhje si pilot projekte që do t'i referohen një reduktimi të pjesshëm të administratës publike. (Fitim Kryeziu, TVM2)
