Maqedoni
Dhoma e Ekspertizës sërish vihet në funksion, Fillkov: Shënohet fillimi i reformës në gjyqësor
27.11.2024 15:14
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, shpalli përfundimin e zvarritjes së procedurave gjyqësore...

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, shpalli përfundimin e zvarritjes së procedurave gjyqësore për shkak të ekspertizave të vonuara, pasi pas tetë vjetësh hyri në funksion Dhoma e Ekspertizës. Me këtë, tha Fillkovi, shënohet një reformë e re dhe sigurohet transparencë, pavarësi dhe profesionalizëm më i madh në procesin e ekspertizës.
“Pa ekspertizë cilësore dhe në kohë shumë të proceduar gjyqësore prolongohen dhe në disa raste është e pamundur të miratohen vendime të drejta dhe objektive. Për Ministrinë e Drejtësisë, themelimi i Odës është shumë i rëndësishëm, sepse fjala e ekspertëve apo mendimi i tyre është vendimtar si kur kemi të bëjmë për procedurat administrative ashtu edhe për ato gjyqësore, me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Muajin e ardhshëm do të ketë shpallje për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen ekspertë për herë të parë, për t’u mundësuar marrjen e licencës për 16 departamentet profesionale, bëri me dije kryetari i Dhomës së Ekspertëve, Viktor Kamnar.
“Do t’i përmbahemi statusit të Odës së Ekspertëve, dispozitave të procedurës disiplinore, të cilën me siguri do t’ua pohoj se do të jetë çdoherë e respektuar si në pjesën e licencimit të ekspertëve, po ashtu edhe sa i përket asaj se çdo shkelje do të jetë e dokumentuar dhe e sanksionuar.”, - theksoi kryetari i Dhomës së Ekspertëve, Viktor Kamnar.
I pyetur se deri kur do të ndodhë ekstradimi i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, ministri Fillkov tha se në Kosovë procedura vazhdon dhe pritet përfundimi i saj në çdo moment. Ministria e Drejtësisë këtë verë përsëri kërkoi ekstradimin e tyre nga Kosova. Kërkesa është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe po pritet përgjigje nga ana e tyre.
FLUTURA LATIFI
