Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve Publikë ndërpret procedurën e Antikorrupsionit

27.11.2024 15:27

Pas kërkesës së Komisionit për Antikorrupsion, që Këshilli Gjyqësor t’i tërheqë anëtarët e propozuar...

Pas kërkesës së Komisionit për Antikorrupsion, që Këshilli Gjyqësor t’i tërheqë anëtarët e propozuar, për Këshillin e Prokurorëve Publikë me vendimin e Këshillit Gjyqësor për emërimin e anëtarëve të bordit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, nuk ka shkelje të ligjit dhe për këtë arsye ndërpritet procedura e Antikorrupsionit. Sipas kryetares së Këshillit të prokurorëve, Dushica Dimitrieska, gjithçka është bërë në përputhje më ligjin.
 
“I kemi shqyrtuar të gjitha dispozitat ligjore që i referohen dhe mund të them se nuk ka pengesë ligjore. Nuk ka përqendrim të pushtetit për mendimin tim, sepse ligji është rregulluar shprehimisht nga legjislativi dhe çdo bartës i një funksioni publik ka një detyrim themelor, të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm të konfliktit të interesave dhe ne kësaj i kushtojmë vëmendje. Është specifikuar qartë në Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë,  ku një gjë të tillë e rregullon neni 28, me ç'rast nuk guxojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshill të Prokurorëve Publikë, të bëjnë emërime, është vetëm komisioni i pranimit dhe komisioni përfundimtar.”, - deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska.
 
Sipas kërkesës së Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit,  Këshilli Gjyqësor duhej t’i tërhiqte nominimet e Hanif Zendelit dhe Antoineta Dimovska për anëtarë të bordit drejtues në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, por anëtarët e Këshillit Gjyqësor i vlerësuan të pabaza pretendimet e Antikorrupsionit. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU