Maqedoni
Fetai takon Sarrazin, RMV-ja, e përkushtuar në progresin e reformave
27.11.2024 16:50
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane...

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian.
“Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Manuel Sarrazin, përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, mbi prioritetet strategjike të Qeverisë sonë dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian. Gjatë takimit ndamë pikëpamjet mbi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si objektiv strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe partnerët tanë evropianë.”, ka shkruar Fetai në rrjetet sociale.
Ai gjatë takimit ka rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për avancimin e reformave kyçe, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e institucioneve demokratike. Fetai ka theksuar edhe nevojën për të ruajtur harmoninë ndërmjet komuniteteve dhe promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor si vlera themelore të shtetit tonë.
