Maqedoni
Dibër, aktivitete për festat kombëtare të nëntorit
27.11.2024 17:30
Në hapësirat shqiptare vazhdojnë aktivitetet kulturore për shënimin e festive të nëntorit...

Muaji nëntor, i shpallur si muaj i festës dhe krenarisë kombëtare, me shkas shpallja e pavarësisë dhe ngritjes se flamurit kombëtar në Vlorë, në qytetin e Dibrës intensifikohen aktivitetet kulturore.
Filli i aktiviteteve organizuar nga shoqata për kulturë e sapoformuar “ILIRIKUM” u mbajt mbrëmja poetike e titulluar “Portiku poetik dr. Lutfi Turkeshi”, ku morën pjesë poetë nga hapësira gjithëshqiptare.
Pastaj vijon me koncertin festiv interpretues me pika muzikore, valle dhe recitale ishin fëmijët e institucionit parashkollor “Breshia”, si dhe nxënësit e shkollës komunale nëntëvjeçare “Penestia” dhe nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”. Këtij aktiviteti iu bashkëngjit ShKA “Dibra e Madhe” nga Dibra, që e madhështoi këtë koncert me këngë folklorike dibrane të interpretuar nga rapsodë dibranë.
Aktivitetet vazhduan me simpozium historik të organizuar nga komuna e Dibrës në bashkëpunim me Shoqatën e historianëve të Dibrës, ku morën pjesë me kumtesat e tyre historianë dhe hulumtues të spikatur nga Republika e Shqipërisë dhe RMV-së.
Kjo festë me ftesë të Erion Veliaj do të kulmojë ditën e nesërme, ku ShKA “Dibra e Madhe” do të udhëheqë paradën e kostumeve në kryeqendrën shqiptare në Tiranë.
ATLI DEMA
