Maqedoni
Sindikalistët: ekonomia e zezë, e pranishme në Maqedoni
30.04.2015 17:03
Maqedonia është e përfaqësuar me ekonomi të zezë dhe kjo ndikon negativisht në sistemin tatimor dhe ekonomik...

Maqedonia është e përfaqësuar me ekonomi të zezë dhe kjo ndikon negativisht në sistemin tatimor dhe ekonomik, por vetëm përmes punës së përbashkët të sindikatave mund të arrihet në eliminimin e korrupsionit dhe ekonomisë joformale, shprehen sindikatat në kuadër të takimit të sotëm të sindikatave, me qëllim të shqyrtimit të mënyrës së menaxhimit me buxhetin shtetëror dhe me politikën tatimore.
“Të gjithë së bashku solidarisht, si sindikata të bashkuara të veprojmë që të eliminojmë rreziqet që i sjell ekonomia joformale dhe korrupsioni, kuptohet edhe të bëhen analiza sa i përket politikës së përshtatshme tatimore, e cila do të sigurojë pozitë më të mirë sociale dhe ekonomike të punëtorëve”- deklaroi kryetari i Unionit të Sindikatës së Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.
Në raportin e Martin Hudsband për politikën tatimore dhe buxhetin shtetëror të vendeve të Ballkanit, vërehet se Maqedonia ka probleme me politikën tatimore.
“Gjithë vendet e Evropës Juglindore, përfshirë edhe Maqedoninë, kanë tatim direkt dhe indirekt. Tek ju problemi është se tatimi direkt është shumë i ulët, mirëpo ju përsëri mbështeteni tek tatimi indirekt, i cili është në vlerë më të madhe, ndërsa në vendet e Perëndimit ka një progres në këtë segment”- tha përpiluesi i raportit, Martin Hudsbaund.
Ndërkohë, nga Sindikata e Ndërtimtarisë shprehen se kërkesa e punëdhënësve për të shfuqizuar K-15 është absolutisht e papranuar, pasi që është e çuditshme të mos paguhet një normë e ulët, e cila nga tjetra anë është një stimulim i vërtetë për punëtorin.
ERSAN PAJAZITI
