Botë

Stuhia ‘Conall’ prek Britaninë e Madhe: Autoritetet kanë dhënë paralajmërim për përmbytje

27.11.2024 19:31

Stuhia Conall ka prekur juglindjen e Anglisë duke kërcënuar probleme serioze...

Pak ditë pas pasojave të stuhisë Bert, shiu i dendur ka prekur këtë pjesë të Britanisë së Madhe duke sjellë jo pak pasoja.
 
Nga mesdita e të mërkurës, kishte 82 paralajmërime për përmbytje në Angli, përfshirë një njoftim të rëndë “rrezik për jetën” për lumin Nene në Northamptonshire, si dhe një në Uells.
 
Shirat e dendur gjatë natës së të martës kanë qenë me intesitet rreth 50mm mbi Dartmoor dhe rreth 20-30mm shi në zona të tjera të Anglisë jugore.
 
Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar lëshoi paralajmërime të verdha për reshje shiu në disa zona të Anglisë jugore nga e marta deri në mesditën e të mërkurës. Aktualisht, nuk ka paralajmërime aktive.
 
Në disa pjesë të juglindjes së Anglisë, trenat u anuluan në tre linja për shkak të përmbytjeve, ndërsa pesë linja të tjera u përballën me ndërprerje të shërbimit të mërkurën në mëngjes.
 
Sipas paralajmërimeve, Stuhia Conall do të prek Holandën dhe Detin e Veriut.