112 vite shtet, Blinken uron shqiptarët: Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta

28.11.2024 11:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët për festat e nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Blinken ka theksuar se marrëdhënia e ngushtë mes dy shteteve është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”