ASh-ja e Ziadin Selës reagon ndaj VLEN-it për largimet nga puna
Ndaj deklaratës së sotme të VLEN-it për largimin e shqiptarëve nga puna

Ndaj deklaratës së sotme të VLEN-it për largimin e shqiptarëve nga puna, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës.
“Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN-it, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo është vetëm pamundësi e tyre për t’i mbrojtur shqiptarët. Çdo përpjekje për justifikim, e thotë më qartë paaftësinë dhe puthadorllëkun e tyre ndaj VMRO-së. Kujtojmë se ministër i Shëndetësisë prej vitit 2022 deri më sot është përfaqësuesi i S’VLEN-it, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Arben Taravari. Nëse pretendoni pse të tjerët s’ju kanë dhënë vendime të punësuarve shqiptarë në shëndetësi, atëherë tregoni pse ministrat e S’VLEN-it nuk u kanë dhënë vendime? Mos bëni autogola?”, thotë ASh-ja e Ziadin Selës.
