Maqedoni
Miteva: Qeveria do ta ndihmojë aq sa mundet NQP-në
28.11.2024 15:21
Autobusët e NQP-së po qarkullojnë me naftë nga rezervat shtetërore...

Autobusët e NQP-së po qarkullojnë me naftë nga rezervat shtetërore përderisa pritet rezultati i furnizimit publik me emergjent të naftës. Qeveria njofton se do ta mbështesë sërish NQP-në për të përballuar situatat e tilla. Po përgatitet edhe dokumentacioni për tenderin për blerjen e rreth 100 autobusëve elektrikë për NQP-në, i cili pritet të shpallet deri në fund të vitit.
“Shumë kohë më parë para se të ndodhë kjo gjendje me ndërmarrjen transportuese publike patëm mbledhje me kryetaren e komunës, e cila atëherë thoshte se do të përballet me gjendjen e krijuar dhe erdhëm në gjendje ku patëm stagnim të tillë. Shpresojmë si Qeveri se pas mbarimit të furnizimit që është në rrjedhë e sipër se nuk do të përsëritet më një situate e tillë dhe se do të ndihmojmë çdo moment aq sa mundemi.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
FLUTURA LATIFI
