Maqedoni
Kryesia e LSDM-së, VMRO – DPMNE-ja kritikon përbërjen e re
28.11.2024 15:39
Kryesia e re e LSDM-së është kritikuar nga VMRO – DPMNE...

Sipas partisë së Mickoskit janë përzgjedhur emra që i përkasin eshalonit të tretë dhe të katërt, si dhe personalitete të joqeveritares “Soros”.
Udhëheqësia aktuale, sipas VMRO-DPMNE-së, është fajtore për ajrin e ndotur, shëndetësinë e rënduar dhe mos investimin në infrastrukturë për shtatë vite pushtet.
“Qytetarët nga LSD-ja nuk mund të presin as ideologji as ndjesi minimale për interesat shtetërore. LSD-ja do të shfrytëzohet si ndërmarrje private për interesa të individëve dhe para së gjithash për interesin e Zoran Zaevit dhe neurokirurgut të tij, Venko Filipçe. E gjithë udhëheqësia e LSD-së janë njerëz, ekzekutues të politikave të Zaevit, sikurse ministra, sekretarë shtetërorë ose drejtorë.”, - deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov.
LSDM: Sulmet dëshmojnë frikën ndaj ndryshimeve
Sulmet e tilla, opozitarja LSDM i percepton si frikë e pushtetit ndaj ndryshimeve kadrovike brenda partisë. Kjo sipas tyre është pasojë e mungesës së ofertave për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Zgjedhja e udhëheqësisë së re është dëshmi për vizion të fuqishëm. Sulmet e tilla janë përpjekje të kota që të diskreditojë një proces demokratik, i cili ka synim të kthejë vlerat dhe besimin e qytetarëve.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Ditë më parë në kongresin e partisë, LSDM-ja zgjodhi tre nënkryetarë: Kristina Kostovën, Kaja Shukovën dhe Ana Çupeskën, ndërkaq sekretar i partisë u zgjodh Aleksandar Dimitrieviq.
MERAL ISMAILI
