Maqedoni

Konferencë mbarëkombëtare, “Pavarësia e Shqipërisë dhe shqiptarët 112 vite pas”

28.11.2024 16:45

Të arriturat, peripecitë dhe sfidat e popullit shqiptar u diskutuan në konferencën...

Të arriturat, peripecitë dhe sfidat e popullit shqiptar u diskutuan në konferencën “Pavarësia e Shqipërisë dhe shqiptarët 112 vite pas”, e cila u organizua në Universitetin “Nënë Tereza” në bashkëpunim me fondacionin “Axis” me rastin e Ditës së Flamurit.
 
Sipas organizatorëve zbardhja e fakteve dhe veprimtarisë së personaliteteve të ndryshme kombëtare do të shërbejë si një pikë referimi për gjeneratat e reja në lidhje me përcaktimet që duhet t’i kenë ato.  
 
“E jona ngelet që t’i zbardhim ato fakte, të njoftojmë gjeneratat e reja për atë sakrificë dhe vizion që ka pasur ajo elitë intelektuale dhe lidershipi i popullit shqiptar në këtë kohëra dhe të analizojmë të gjitha sukseset, arritjet, por ndoshta edhe dështimet që na kanë shoqëruar këto 112 vite dhe të dalim me një ide dhe vizione për një të ardhme më të mirë, pasi besoj se kanë ngelur shumë gjëra për t’u bërë.”, - deklaroi kryetari i Fondacionit “Axis”, Rufat Sherifi. 
 
“Unë, si rektor i këtij universiteti, jam shumë i lumtur që mundësojmë që këtë ditë ta shënojmë jo vetëm duke festuar, por edhe duke diskutuar dhe trajtuar tema të boshtit nacional  kombëtar, duke u bazuar në fakte shkencore.”, - theksoi rektori i UNT-së, Izet Zeqiri. 
 
Fjalim në këtë konferencë kanë pasur njerëz të ndryshëm të elitës akademike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat do të përmblidhen dhe do të botohen në një libër. 
 
ERSAN PAJAZITI