Maqedoni
Rusia sulmon energjetiken e Ukrainës, 1 milion shtëpi mbetën pa energji elektrike
28.11.2024 17:29
Raketat dhe dronët rusë ndezën sirenat paralajmëruese në të gjithë Ukrainën...

Kievi dhe infrastruktura energjetike në pjesën qendrore të vendit janë sërish në shënjestër. Mbi një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Shpërthime ranë edhe në Odesa. Ka viktima dhe të plagosur.
“Unë dhe fëmija im ishim të mbështjellë në xhami. Ajo u plagos dhe këmba e saj ishte e qepur. Tani nuk mund të jetojmë më këtu. Jemi në shok, në mes të dimrit mbetëm pa dritare dhe dyer.”, - tha një banore.
Zelenski pretendon se municione thërrmuese janë përdorur në sulmin masiv rus. Ai tha se presioni ndaj Moskës duhet të rritet.
“Autorizimi i fundit i sulmeve me rreze të gjatë mbi instalimet ushtarake në Rusi ka ndihmuar. Por, presioni duhet të mbahet dhe të rritet, në mënyrë që Rusia të ndjejë se çfarë është lufta. Prania jo vetëm e raketave dhe granatave nga Koreja e Veriut në arsenalet ruse, por edhe e ushtarëve në front është një globalizim i luftës, të cilën Rusia e filloi dhe që mund të ndalet vetëm në nivel global.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kjo është një përgjigje për sulmet ndaj Rusisë me armë amerikane dhe britanike, thotë Putini.
“Kemi nisur një sulm të plotë me 90 raketa dhe 100 dronë. U goditën 17 objekte ushtarake. Këto sulme janë një përgjigje ndaj sulmeve të paprovokuara në territorin rus nga raketat amerikane nga Ukraina, siç e kam thënë shumë herë, gjithmonë do të ketë një përgjigje nga ana jonë.”, - theksoi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Zhvillimet e fundit në frontin ukrainas kanë nxitur tensione në Këshillin e Sigurimit. Bëhen thirrje për de-përshkallëzimin.
“Ne dënojmë të gjitha sulmet ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës kritike dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar dhe të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund ta intensifikojë më tej këtë luftë.”, - u shpreh ndihmës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Evropë, Miroslav Jenca.
Në të njëjtën kohë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, është në bisedime me autoritetet në Seul për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa Rusia dhe Koreja e Veriut vazhdojnë operacionet e përbashkëta ushtarake.
FLUTURA LATIFI
