Transportuesit privatë nuk qarkullojnë as sot!

29.11.2024 09:19

Transportuesit privatë as sot (29 nëntor)...

Transportuesit privatë as sot (29 nëntor) nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa shpresojnë që nga e hëna të përfshihen në komunikacion. Pas takimit të djeshëm me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, në të cilën në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit u dakordua që të vendoset që të rritet çmimi për kilometrin e kaluar nga 70 në 100 denarë, transportuesit deklaruan se heqin dorë nga bllokadat që i kishin paralajmëruar më herët, duke e vlerësuar si të shkëlqyer propozimin e  VMRO-DPMNE-së.

Transporti publik urban dje ishte sërish në fokus të publikut pasi kompanitë private njoftuan se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritjen e çmimit për kilometër, nga e hëna do të bllokojnë rrugët.
 
Ata në shenjë revolte i kanë fikur autobusët nga qarkullimi për shkak se kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër nuk ishte në rend dite të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit.
 
Pas akuzave të ndërsjella të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, se pse kjo pikë nuk ishte në rendin e ditës të seancës së Këshillit, takimi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM dhe transportuesve privatë u zhvilluan dje pasdite.
 
Kryetarja Arsovska në këtë lëvizje sheh përpjekje për të krijuar krizë të re të motivuar politikisht lidhur me transportin publik në kryeqytet. Në njoftimin dërguar opinionit, Arsovska theksoi se mendimi i saj si kryetare komune është dorëzuar menjëherë dhe se janë plotësuar kushtet për vendosjen e kësaj pike në rend dite.