Reagime për grisjen e flamurit të RMV-së, Prokuroria po merr masa për zbardhjen e ngjarjes

29.11.2024 13:15

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit...

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, që shihet   nga videot e publikuara në rrjetet sociale.

Pas incidentit, sot nga Prokuroria Publike kanë thënë se po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes. VMRO-DPMNE-ja në pushtet dhe LSDM-ja opozitare e dënuan incidentin. LSDM-ja opozitare kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që të veprojë urgjentisht dhe MPB-ja të marrë të gjitha masat e nevojshme për sanksionimin e kryerësve të këtyre veprimeve të pamenduara dhe të dëmshme.

Partia në pushtet reagoi po ashtu ndaj thirrjeve fyese. Sipas VMRO-DPMNE-së, veprimet e tilla kanë prapavijë politike dhe krijuesit e tyre, përmes temave dhe ndarjeve etnike, duan të afirmohen në diskursin publik në mungesë të një oferte reale politike.

Еdhe Bashkimi Demokratik për Integrim dënoi aktin, siç thonë, individual, të djegies së flamurit shtetëror, që sipas BDI-së erdhi si reagim ndaj ndërhyrjes së panevojshme të policisë.