80-vjetori i çlirimit, homazhe te varrezat e dëshmorëve

29.11.2024 13:44

Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e çlirimit të vendit...

Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e çlirimit të vendit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtria nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi luftë të armatosur, të organizuar kundër okupimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Të pranishëm në ceremoni janë: presidenti, Bajram Begaj; kryeministri, Edi Rama; ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944.

Kjo datë u sanksionua e u skalit edhe si data e Çlirimit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të mbyllej njëherë e gjithmonë lufta epike nacionalçlirimtare e popullit shqiptar.