Maqedoni

Gerapetritis: Nuk do të ketë tolerancë për Marrëveshjen e Prespës

29.11.2024 17:18

Qeveria greke nuk do të ketë asnjë tolerancë për çështjen e Marrëveshjes së Prespës...

Qeveria greke nuk do të ketë asnjë tolerancë për çështjen e Marrëveshjes së Prespës. Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis, duke folur për politikën e jashtme greke lidhur me fqinjët, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.
 
“Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet zbatuar pa pushim dhe pa asnjë diferencim. Qeveria aktuale si opozitë dhe unë kemi pasur qëndrim negativ ndaj Marrëveshjes së Prespës. Mendoj se ka çështje serioze juridike dhe juridiko-politike. Megjithatë, është një marrëveshje ndërkombëtare që ka përparësi ndaj ligjeve, nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe krijon detyrime ndërkombëtare. Është e qartë se të dyja palët duhet ta respektojnë atë. Nga ana jonë është vërejtur gjithmonë me mirëbesim. Fatkeqësisht, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, patëm retorikë që u tërhoq. Qeveria greke nuk do të tregojë asnjë tolerancë për këtë çështje. Pati lëshime serioze për të siguruar emrin mjaft kompleks. Ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj çështjeje dhe do ta mbështesim zbatimin e saj në çdo mënyrë, përndryshe sigurisht që do të ketë pasoja.”, tha ministri i Jashtëm grek në një intervistë për radion greke “Real-fm”.  
 
Greqia praktikon politikë përgjegjëse, thotë shefi i diplomacisë greke, i cili tha se ka edhe të atillë që do të donin retorikë agresive dhe veprime agresive.
 
FITORE DEMOLLI