Botë

Zelenski, Putini po përshkallëzon luftën

29.11.2024 18:44

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, me qëllim për të prishur përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
 
“Putini edhe një herë promovoi raketat e tij, gatishmërinë e tij për të vrarë dhe shkatërruar. Në mijëra raketat me të cilat tashmë ka goditur Ukrainën, Putini në mënyrë të qartë dëshiron të shtojë mijëra të tjera. Ai nuk ka interes t’i japë fund luftës. Gjithashtu, Putini dëshiron të pengojë të tjerët, që të mos i japin fund luftës.”, tha Zelenski.
 
Sipas tij, sulmet e vazhdueshme raketore të Rusisë, që kanë vënë në shënjestër infrastrukturën e energjisë dhe zonat civile, janë pjesë e një strategjie më të gjerë për t’u bërë presion liderëve globalë, duke përfshirë presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Tramp, që të pranojnë kushtet e Rusisë.