Botë
Gazë, nga sulmet izraelite janë vrarë 40 palestinezë
29.11.2024 19:24
Sulmet ushtarake izraelite gjatë natës së kaluar dhe gjatë sulmeve të sotme kanë vrarë...

Sulmet ushtarake izraelite gjatë natës së kaluar dhe gjatë sulmeve të sotme kanë vrarë të paktën 40 palestinezë në Rripin e Gazës, shumë prej tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Mjekët thanë se kishin gjetur 19 trupa palestinezësh të vrarë në zonat veriore të Nuseiratit, një nga tetë kampet e refugjatëve të enklavës. Më vonë nga një sulm ajror izraelit u vranë të paktën 10 palestinezë në një shtëpi në Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës.
Të tjerë u vranë në zonat veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, thanë mjekët palestinezë. Tanket izraelite kishin hyrë në zonat veriore dhe perëndimore të Nuseiratit të enjten. Ata u tërhoqën nga zonat veriore të premten, por mbetën aktivë në pjesët perëndimore të kampit.
Shërbimi i Emergjencave Civile Palestineze tha se ekipet nuk ishin në gjendje t’i përgjigjeshin thirrjeve nga banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre.
