Maqedoni

Parashikimi i motit

30.11.2024 11:19

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu....

Ditën e shtunë moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të herëpashershme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të bollshëm (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një mbulesë më e vogël e borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6°C.
 
Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, ndërsa në malet përreth borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila për pak kohë do të forcohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 4°C.