Maqedoni

Bumçi, analogji mes pushtetit në Maqedoni dhe Shqipëri

30.04.2015 18:41

Situata politike e krijuar në Maqedoni, për të cilën ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, përdor termin “putinizëm”...

Situata politike e krijuar në Maqedoni, për të cilën ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, përdor termin “putinizëm”, ka zënë sërish vend në diskutimet e tij, kësaj here nga salla e parlamentit.
 
Bumçi, e përdori këtë situatë për të bërë një analogji mes aktualitetit në Maqedoni dhe qeverisjes Rama-Meta.
 
Bumçi tha se kryeministri dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë janë adhurues të “putinizmit”, por që e kanë marrë një mësim nga perëndimi. Pikërisht për shkak të qeverisjes së keqe nga këta 2 politikanë, sipas Bumçit, po ndodhë edhe eksodi masiv i shqiptarëve, të cilët nuk shohin më asnjë shpresë për të mbijetuar në Shqipëri.
 
Debatet në seancën e sotme plenare të kuvendit janë përqendruar pikërisht te emigrimi masiv i shqiptarëve dhe varfëria që ka përfshirë vendin, duke bërë si përgjegjëse për këtë fenomen qeverinë.
 
LULJETA NDOKA