Maqedoni

Sulmi terrorist në Kosovë, Mexhiti: Për të destabilizuar rajonin

30.11.2024 15:45

Akt terrorist për të destabilizuar jo vetëm Kosovën por edhe rajonin duke përfshirë Maqedoninë e Veriut...

Akt terrorist për të destabilizuar jo vetëm Kosovën por edhe rajonin duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, e ka cilësuar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti sulmin në komunën veriore të Zubin Potokut në Kosovë. Mexhiti thotë se dy shtetet Maqedonia e Veriut dhe Kosova në bashkëpunim do të mbizotërojnë situatën.
 
“Ka tendenca në rajon për ta destabilizuar situatën. E njëjta ndodh në Mitrovicë me ujësjellësin, me aktin terrorist dhe po ashtu edhe këtu ka forca që duan destabilizimin. Edhe qeveria e Kosovës edhe e Maqedonisë janë në nivel të detyrës dhe mendoj që bashkë me qytetarët do t’i tejkalojmë këto situata.”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.
 
Rexhepi: Aktorët do të nxiren para drejtësisë
 
Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim dënon sulmin terrorist duke besuar në kapacitet e shtetërore të Kosovës për të zbardhur rastin.
 
“BDI dënon ashpër sulmin terrorist për të dëmtuar infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës që ndodhi mbrëmjen e kaluar duke besuar në kapacitetet e institucioneve të atjeshme që të sjellin para drejtësisë përgjegjësit e këtyre akteve kriminale.”, tha Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së.
 
Mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut një detonim ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, I cili furnizon një pjesë të Kosovës me ujë të pijshëm si dhe shfrytëzohet nga termocentralet për ftohe e tyre.   
 
MERALE ISMAILI