Botë

Armëpushimi me Izraelin, Qassem: “Fitore hyjnore”

30.11.2024 16:59

Marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant...

Marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant dhe partinë politike libaneze, pretendon udhëheqësi i Hezbollahut Naim Qassem.
 
Në adresimin e tij të parë që kur hyri në fuqi armëpushimi më 27 nëntor, Qassem tha se Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, ka “fituar sepse ne kemi parandaluar armikun që ta shkatërrojë Hezbollahun” dhe ta dobësojë “rezistencën” libaneze.
Hezbollahu, që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i përfaqësuar në Parlament, është shpallur organizatë terroriste nga Shtet e Bashkuara, por Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit.
 
Armëpushimi i dha fund luftimeve pothuajse 14-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Izraeli rriti presionin duke nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit në tetor dhe duke kryer sulme masive ajrore ndaj bastioneve të Hezbollahut në Bejrut dhe pjesë të tjera të shtetit.
 
Armëpushimi po ashtu i jep fund pranisë së Hezbollahut në jug të Libanit. Izraeli, po ashtu, duhet të tërheqë trupat nga Libani brenda 60 ditësh të hyrjes në fuqi të paktit.