Maqedoni

Parashikimi i motit

01.12.2024 11:22

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore...

Moti sot do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, reshjet me të mëdhaja do të jenë në pjesët perëndimore dhe jugore (mbi 30 l/m2). Në male dhe në vendet më të larta, kryesisht në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë të borës dhe mbulesa e borës do të rritet edhe më tej.
 
Gjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje shiu herë pas here më të bollshme, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshjet do të jenë me shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në pjesë të luginës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5°C.
 
Deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot stabil me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Të mërkurën pasdite dhe të enjten priten reshje të reja shiu dhe bore me intensitet më të ulët.