Maqedoni

Ndalim për kamionë në Strazhë, Gjavato dhe Mavrovë, pajisje të detyrueshme dimërore në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

01.12.2024 11:29

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore. Në Maqedoninë Perëndimore bie borë e lehtë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet janë me shi.
 
LAMM njoftoi sot në mëngjes se në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit kërkohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore (zinxhirë), ndërsa ndalim për mjetet e rënda mallrash në vendkalimet malore Strazhë, Gjavato dhe Mavrovë.
 
Nga ora 07:50 është hequr ndalimi i qarkullimit për mjetet e rënda të mallrave në qafën malore të Presekës.