Botë

Nepal, gjendet i gjallë një 15 vjeçar 5 ditë pas tërmetit

30.04.2015 19:02

Zyrtarët në Nepal kanë bërë të ditur se një adoleshent është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kathmandu, pesë ditë pas tërmetit shkatërrues...

Zëdhënësi i Policisë, Kamal Sigh Bam, ka thënë se 15 vjeçari është nxjerrë nga rrënojat e hotelit “Hilton Guesthouse”.
 
Djali ka qenë i bllokuar mes dy kateve të shembura të ndërtesës, ka thënë lideri i ekipit të USAID-it. 
 
Numri i të vdekurve nga tërmeti i 25 prillit ka arritur në 5,500, ndërsa 11,440 janë plagosur.