Maqedoni

Policia financiare: Po zbulohen lëndët e fshehura në sirtare

01.12.2024 14:24

Policisë financiare po trazon lëndët e fshehura nëpër sirtare për brenda institucionit të tyre....

Policisë financiare po trazon lëndët e fshehura nëpër sirtare për brenda institucionit të tyre. Menaxhmenti i ri heton se për cilat lëndë bëhet fjalë edhe pse ushtruesi i detyrës drejtor Sllobodan Ivanovski për radion Europa e Lirë thotë se ekzistojnë të dhëna bazike se cilat lëndë janë lënë pas dore. Ai me të nisur 2025-ta paralajmëron vendosjen e departamenteve për kontroll të brendshëm si dhe sistemin online të udhëheqjes së lëndëve nga inspektorët.
 
“Çdo inspektor do të mund që në formë elektronike të hapë lëndën. Është një zgjidhje softuerike, e cila do ta paralajmëroj në pjesën e vjetërsimit të lëndës, vlerës të të dhënave të grumbulluara. Ne thjesht duhet si institucion të bëjmë gjithçka që të mos ketë ruajtje të lëndëve në sirtare.”, tha u.d drejtori i policisë financiare, Sllobodan Ivanovski.
 
Keqpërdorimet në EMV, Ivanovski: Analizojmë procedurat e tenderimit 
 
Policia financiare ende po heton se si qyteti i Shkupit vitin e shkuar pati shpenzuar 30 mijë euro për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit. Ndërkaq në lupën e këtij institucioni është edhe EMV dhe Tec Manastir pas dokumentacionit financiar të konfiskuar për shtrenjtim të rrymës.
 
“Në pjesën e EMV-së dhe TEC Manastirit, rast ky mjaft aktual në opinion, mund të them se morëm urdhërin nga Prokuroria Themelore e Manastirit dhe tani po konsultohemi me prokuror. Jemi duke analizuar procedurën e tenderimit si dhe realizimin e marrëveshjeve. Bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz, nevojiten më shumë hetime, analizë e detajuar. Andaj nuk do të dilja me vlerësime konkrete.”, tha Ivanovski.
 
Para pak kohe Policia Financiare hyri në hapësirat e EMV-se për të hetuar indikacionet për rritje të çmimit prodhues të energjisë elektrike në TEC Manastir për 133 euro për megavat orë, e që krahasuar me vitin 2020 çmimi prodhues i energjisë ishte vetëm 50 euro.
 
MERALE ISMAILI