Maqedoni
Zbatimi i Marrëveshjes së Prespër, obligim, Micotakis: Qeveria e RMV-së e kuptoi këtë
01.12.2024 15:05
Greqia pret që Maqedonia e Veriut, përkatësisht kreu shtetëror dhe politik të ketë qëndrim...

Greqia pret që Maqedonia e Veriut, përkatësisht kreu shtetëror dhe politik të ketë qëndrim të qartë se e respekton Marrëveshjen e Prespës.
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistë për televizionin “Antena”, duke folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, tha se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interes të saj të insistojë në qëndrimin që krijon probleme me fqinjin e saj më të madh, i cili gjithashtu është edhe investues i madh në vend dhe prej të cilit pret mbështetje në rrugën evropiane.
Micotakis tha se në Ballkan, për fat të keq, “ende ekzistojnë forca të cilat konsiderojnë se do të kenë dobi politike nëse i trazojnë shpirtrat e fjetur të nacionalizmit ballkanik”, duke shtuar se kjo “në masë të madhe ndodhi me Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, dhe në periudhën parazgjedhore, por deri në një shkallë të caktuar edhe pas zgjedhjeve."
“Shoh se në dy muajt e fundit Qeveria deri në një shkallë të caktuar e kuptoi këtë. Ajo që pres, jo vetëm unë, sepse çështja nuk është bilaterale, i referohet edhe Evropës, deri në një shkallë të caktuar i përket edhe NATO-s, është deklaratë shumë e qartë e kreut shtetëror dhe politik se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është i plotë dhe se emri i vendit është Maqedonia e Veriut, pa dallim nëse e përdorin jashtë apo brenda vendit. Besoj se po lëvizim në drejtim të vërtetë”, tha Micotakis.
