Botë

Në Tuz vendoset shtatorja e Skënderbeut, Gjeloshaj: Vulë, se këto troje janë shqiptare

01.12.2024 15:28

Tashmë edhe shqiptarët e Malit të Zi do të kenë Skënderbeun e tyre dhe sheshin me të njëjtin emër...

Tashmë edhe shqiptarët e Malit të Zi do të kenë Skënderbeun e tyre dhe sheshin me të njëjtin emër. Shtatorja e Gjergj Kastriotit u vendos këtë 28 nëntor në Tuz, me kontributet e diasporës.
 
Për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, shqiptarin Nik Gjeloshaj, vendosja e shtatores së Skënderbeut në Tuz është një ëndërr e bërë realitet për Shqiptarët, dhe një vulë, se këto troje janë shqiptare, pavarësisht padrejtësive të historisë me to.
 
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, thotë se prania e Skënderbeut në Tuz është një krenari e madhe dhe një bazë për gjeneratat e ardhshme, për identitetin e tyre shqiptar.