Ekonomi

Fondet IPARD 3 po shfrytëzohen mirë, Morina: Fondet nacionale janë ndalë

01.12.2024 16:44

Stimulimi i sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural nëpërmjet fondeve të IPARD 3...

Stimulimi i sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural nëpërmjet fondeve të IPARD 3 për periudhë 2021 – 2027 vazhdon të na bëj vend lider në Ballkan sa i përket shfrytëzimit të fondeve nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht fondeve të BE-së shteti ka subvencionuar sektorin e bujqësisë edhe me 100 milion euro shtesë. Zëvendës drejtori i Agjencionit për mbështetetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Mevlan Morina thotë se fenomeni migrimit jashtë shtetit por dhe nga fshati në qytet vështirëson zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
 
“Si në çdo segment social dhe ekonomik ndikon migrimi i rinisë ku po ndodh edhe largimi nga shteti por edhe largimi nga fshati në qytet. Gjysmat e rasteve të aplikantëve janë bujk ndër moshën 40 vjeç por e kemi dhe masën bujk i ri si masë nacionale ku refondohet tërësisht deri në 20 mijë euro masat shfrytëzohen deri në maksimum. Vitin 2023 janë paguar 55 milion euro vetëm për produktet bazë dhe vlera e tërësishme e subvencioneve kalon 100 milion euro.”, thekson për TVM2 zëvendës drejtori i ABZHR, Mevlan Morina.
 
Fondet shtetërore për zhvillim rural janë ndërprerë kjo për arsye sepse po e presim akreditimin e komisionit europian që këto investime të bëhen me fonde të be-së thotë Morina.
 
“Ne kemi masën 6 që presim akreditimin nga Komisioni Evropian dhe masa 6 parasheh investime për infrastrukture rurale,  ku do të  mund të aplikojnë komunat për vendbanimet e tyre deri në 10 mijë banor.  Sipas planit primar afër 17 milion euro janë parashikuar për këtë masë. Kemi pasur fonde nacionale ku kanë aplikuar komunat , shkaku që presim akreditim të shpejt fondet nacionale janë ndalë duke i pritur IPARD fondet. Kishim indikacione që do të kemi akreditimin për këtë masë dhe më pas nisim punimin për organizim të brendshëm që të bëjmë shpalljen e parë.”, tha Morina për TVM2.
 
Edhe për shkak të shpërndarjes se lartë të këtyre mjeteve si nga fonde shtetërore por dhe të BE-së vendi përballet me rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë bujqësore. Në vazhdim po pritet miratimi i masës së re për kufizim të marzhës së fitimit për periudhën e festave të fundvitit ku pritet të përfshihen numër i lartë i produkteve ushqimore bazë. 
 
GAZMEND REXHEPI