Maqedoni

Bora mbulon Dibrën, autoritetet, gati për t’u përball me rreshjet

01.12.2024 17:32

Rënia e temperaturave në këtë fundjavë bëri që në Qytetin e Dibrës shirat të kthehen në dëborë...

Rënia e temperaturave në këtë fundjavë bëri që në Qytetin e Dibrës shirat të kthehen në dëborë, e cila filloi të bjerë që dje në orët e pasdites. Trashësia e saj në pjesët e ulta arriti deri në dhjetë cm ndërsa në vendet malore sipas udhëheqësit të njësisë për mirëmbajtje të rrugëve rajonale “Rrugët e Maqedonisë” Dear Limanovski arrin trashësinë deri në 30 cm, në akset rajonale dhe atyre lokale nuk ka ndërprerje të komunikacionit, megjithatë Limanovski njofton se ka rëshqitje të shpeshta gurësh, të cilat sjellin rrezik, ndaj apelojnë për vozitje të kujdesshme, duke respektuar sinjalistikën rrugore.
 
Mbrëmë gjatë natës në akset rrugore në drejtim të Mavrovës dhe Strugës dhe në rrugët e qytetit është hedhur kripë e përzier me skorje.
 
Masat përgatitore janë marë që më parë, ndërmarja Rrugët e Maqedonisë disponon me 80 ton kripë dhe 100 metër kub skorije.
 
Sipas Kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka masat janë marë që me kohë, tenderi për mirmbajtje dimërore për rrugët lokale i është dhenë ndermarjes “Morzo Trans” e cila ka siguruar skorje të përzier me kripë mjaftueshëm jo vetëm për në qytetin e Dibrës por duke depunuar edhe në fshatrat Kosovrast i Epërm dhe në fshatin Otishan. 
 
Gjatë motit të ligë në Qytetin e Dibrës problem më vetë është ndërprerja e rymës elektrike, kështu mbrëmë i gjithë qyteti pati ndërprerje të rymës elektrike rreth 30 minuta, ndërkaq Dogana e Bllatës mbrëmë ka mbetur pa rymë elektrikë. Autoritetet e shpërndarjes së rymës thonë që prishja e bajpasit të rymës largpërçuesi në drejtim të Strugës ka disa vite që është dëmtuar dhe për këtë arsye në Qytetin e Dibrës ka ndërprerje të shpeshta të rymës elektrikë.
 
ATLI DEMA