Botë
Rusët bombardojnë sërish pas 8 vitesh Alepon
01.12.2024 19:12
Ushtria ruse ka kryer “një seri sulmesh ajrore” në Siri, ndërsa forcat rebele po vazhdojnë të shtyjnë drejt jugut....

Ushtria ruse ka kryer “një seri sulmesh ajrore” në Siri, ndërsa forcat rebele po vazhdojnë të shtyjnë drejt jugut, pasi morën në kontroll qytetin e Alepos.
Këtë e konfirmon Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ofensivë e fundit, shënon luftimet më të rëndësishme në Siri në vitet e fundit.
Pjesët rurale të Idlib dhe Hama u goditën, rajone ku grupi që drejton ofensivën rebele “ka marrë kontrollin kohët e fundit”, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Nga ana e tij, presidenti Bashar al-Assad është zotuar të “mbrojë” vendin.
Ai, gjithashtu, ka urdhëruar kryerjen e bombardimeve të shumta kundër forcave rebele. Më shumë se 370 njerëz janë vrarë, duke përfshirë të paktën 20 civilë, që nga fillimi i ofensivës të mërkurën, konfirmon Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
