Maqedoni

Parashikimi i motit

02.12.2024 09:06

Mëngjesin e sotëm me vranësira dhe reshje të dobëta lokale shiu dhe bore sidomos në pjesët jugore.

Pas fundjavës vendi është nën mbulesën e borës në vendet më të larta. Mëngjesin e sotëm me vranësira dhe reshje të dobëta lokale shiu dhe bore sidomos në pjesët jugore. Pasdite do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 8°C.
 
Në Shkup paradite do ketë vranësira, e qetë gjatë ditës, kurse pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të ulet në 2°C, ajo maksimale do të arrij në 8°C.
 
Pas reshjeve të borës, ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda është në fuqi në qafën malore të Mavrovës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, ndërsa për pjesën tjetër të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë, në disa vende të larta me mbeturina.