Maqedoni
Veshja e nxënësve me uniformë të UÇK-së, MASh-i paralajmëron masa ndaj shkollës në Çellopek
02.12.2024 11:01
Pasi në rrjetet sociale u publikua videoja në të cilën shihen nxënësit e shkollës fillore “7 Marsi” në fshatin Çellopek...

Pasi në rrjetet sociale u publikua videoja në të cilën shihen nxënësit e shkollës fillore “7 Marsi” në fshatin Çellopek, të cilët me rastine festës së Flamurit kanë preformuar me uniform të UçK-së dhe me armë plastike në dorë, Ministria e Arsimit, gjegjësisht Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të hetojë rastin.
Nga ky institucion kanë paralajmëruar se në rast se konstatohet shkelje e Ligjit për Arsimin Bazë, si dhe parimeve të demokracisë, bashkëjetesës, ndjeshmërisë dhe vlerave themelore njerëzore, të cilat duhet të promovohen në shkolla, do të ketë sanksione për drejtorin dhe mësuesit. Ministrja e Arsimit nuk përjashtoi mundësinë e denoncimit në polici, nëse konstatohet shkelje e të drejtave të fëmijëve.
BDI: Standardet e dyfishta në arsim
Paralajmërimet e Ministres së Arsimit, se do të ketë sanksione në raste se konstatohet se është shkelur Ligji, opozita shqiptare e vlerëson si kërcënim dhe standarde të dyfishta të Qeverisë. Në reagimin e BDI-së thuhet se kjo është vazhdimësi e politikave antishqiptare të zbatuara muajt e fundit, ku çdo shprehje e identitetit dhe historisë shqiptare sulmohet dhe trajtohet si provokim. Kujtojnë ministren e Arsimit për rastin e shkollës në Aerodrom, ku fëmijët kishin veshur uniformat e komitëve dhe bënin përshëndetje ushtarake dhe aty nuk reagoi askush. BDI-ja as nuk ka lejuar e as nuk do të lejojë që aktivitete të tilla të keqpërdoren për të krijuar tensione ndëretnike apo përçarje në shoqëri, thuhet në njoftimin e BDI-së.
