Maqedoni

Kumanovë, digjet dyqani i këshilltarit komunal

02.12.2024 11:21

Një dyqan në pronësi të një këshilltari komunal është djegur mbrëmë në Kumanovë...

Një dyqan në pronësi të një këshilltari komunal është djegur mbrëmë në Kumanovë. Fotot në rrjetet sociale i ka publikuar këshilltari Fitor Jakupi, i cili ka shkruar se zjarri ka rënë nga autorë të panjohur në orën 3 të mëngjesit të sotëm.

Një lokal afarist, disa makina dhe si pasojë edhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarret. I është vënë flaka zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Kumanovë. 
 
Disa metra më lart përballë lokalitetit Garnizon i është vënë flaka makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e makinave të djegura janë konfiskuar si prova materiale për hetimet e mëtejme. Brenda ditës pritet që institucionet kompetente dhe MPB-ja të dalë me informacione më të detajuara rreth kësaj ngjarjeje.